Real Madrid ka siguruar një vend në finalen e SuperKupës së Spanjës që po zhvillohet në Arabinë Saudite, Skuadrës së Ançelotit i janë dashur kohët shtesë që të triumfojë në “El Clasico” përballë Barcelonës, por në fund ia doli që të merrte fitoren që e çon në finalen e madhe ku pret fituesen e çiftit Atletiko Madrid-Atletik Bilbao.
Madrilenët dominuan pjesën e parë dhe kaluan të parët në avantazh me anë të Vinicius, por para fundit të pjesës së parë, Luk De Jong barazoi shifrat duke konfirmuar formën e mirë që po kalon para katërkëndorit.
Pavarësisht freskimit që i bëri skuadrës Çavi në pjesën e dytë, ishte Reali më ngulmues dhe goditi përsëri me anë të Benzema. Katalanasit u hodhën të gjithë në sulm dhe kërkuan barazimin, të cilin e gjetën me Ansu Fati, i cili ia doli të mposhtë Kurtua me një goditje me kokë,.
BARCELONA-REAL MADRID 2-3
42′ L. De Jong, 84′ Fati / 25′ Vinicius, 74′ Benzema, 95′ Valverde