Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Krujë, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë-Krujë, ku një automjet ka goditur një shtetas këmbësor, ende të pa identifikuar, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.