Një kamp azilantësh shqiptarë në Toulouse të Francës është përmbytur nga një stuhi. Sipas medias franceze ‘viaoccitanie‘, kampi ishte i improvizuar në breg të lumit, ndërsa në të jetonin 114 shqiptarë 37 të mitur, ndërsa stuhia shkatërroi tendat e tyre.
Ata shprehen se kushtet në kamp janë çnjerëzore dhe se stuhia i bëri edhe më keq gjërat për ta. Shërbimet shtetërore franceze kanë thënë se po monitorojnë nga afër situatën.
Ndërkohë shoqata Humanitare Utopia shprehen se situata është shqetësuese nëse shqiptarët do të vijojnë të jetojnë në këto kushte.