E hënë, 23 Maj, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Bota

Biden: Putini do të paguante një çmim të lartë nëse e sulmon Ukrainën

20 Janar, 2022
në Bota, Kryesore
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden tha se ai beson se Vladimir Putini nuk dëshiron një luftë të plotë në Ukrainë dhe do të paguante një “çmim të lartë” nëse ai kryen një sulm ushtarak.

Presidenti Biden, duke folur në një konferencë për shtyp në një vjetorin e tij në detyrë, tha gjithashtu se ai beson se Rusia po përgatitet të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës, megjithëse ai nuk mendon se presidenti rus ka marrë një vendim përfundimtar. Ai sugjeroi se do të kufizonte qasjen e Rusisë në sistemin bankar ndërkombëtar nëse Moska pushton më tej Ukrainën.

“Unë nuk jam aq i sigurt se ai (Putini) është i sigurt për atë që do të bëjë”, tha zoti Biden. Ai shtoi, “Unë mendoj se ai do të sulmojë (do të kryejë një sulm ushtarak ndaj Ukrainës).”

Komentet e Presidentit Biden erdhën disa orë pasi Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, gjatë një vizite në Kiev, akuzoi Rusinë se po planifikon të përforcojë edhe më shumë kufirin, duke shtuar të tjera trupa ushtarake, krahas rreth 100,000 që ka vendosur deri tani. Zoti Blinken sugjeroi se shifra mund të dyfishohet “me një vendim të shpejtë”.

 

Sekretari Blinken nuk dha detaje mbi këto pohime, por ajo që dihet është se Rusia ka dërguar një numër të paspecifikuar trupash, në vendin aleat të saj Bjellorusinë, që gjithashtu ndodhet në kufi me Ukrainën, për stërvitje të mëdha ushtarake muajin e ardhshëm.

 

Presidenti amerikan tha se beson se vendimi do të jetë “vetëm” i Putinit dhe sugjeroi se nuk ishte plotësisht i sigurt se zyrtarët rusë me të cilët këshilltarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë negociuar janë plotësisht të informuar për mendimin e Putinit.

“Ka shumë pyetje mbi atë nëse njerëzit me të cilët po flet e dinë se çfarë do të bëjë ai”, tha Biden.

Presidenti Biden sugjeroi gjithashtu se një “inkursion i vogël” do të shkaktonte një përgjigje më të vogël sesa një pushtim në shkallë të plotë i Ukrainës, duke thënë se “është shumë e rëndësishme që ne t’i mbajmë të gjithë anëtarët e NATO-s të në një linjë”. Presidenti Biden më vonë në konferencën për shtyp u përpoq të sqaronte se ai po i referohej një veprimi joushtarak, si një sulm kibernetik, që do të pritej me një përgjigje të ngjashme reciproke.

Ukraina, ndërkohë, tha se është e përgatitur për më të keqen dhe do t’i mbijetonte çdo vështirësie që do t’i dilte para.

Taget: Joe BidenRusiSHBAUkraineVladimir Putin
Postimi i rradhës
Merkel nuk pranon ofertën për punë nga kreu i OKB-së

Merkel nuk pranon ofertën për punë nga kreu i OKB-së

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Ramën pret Dendias, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva e Shqipërisë në BE
  • Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor/ Policia e Tiranës arreston 32 persona në një javë
  • Kourtney Kardashian dhe Travis Barker martohen për herë të tretë në një dasmë madhështore në Ital…
  • Ronela Hajati rikthehet në studio për projekte të reja: Do të punoj aq shumë këtë vit saqë në pus…
  • Rihanna planifikon të zhvendoset në vendlindjen e saj në Barbados me ASAP Rocky për të rritur dja…

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.