E hënë, 23 Maj, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kryesore

Meta: Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë pa kryetarë!

20 Janar, 2022
në Kryesore, Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Pak para mesnatës, presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, në 6 bashkitë pa kryetarë. Bëhet fjalë për bashkinë e Durrësit, Shkodrës, Vorës, Dibrës, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

Meta u shpreh se afati ligjor prej 45 ditësh do t’i japë kohë opozitës që të përgatitet për zgjedhjet. Lidhur me përplasjet në PD, Meta tha se zgjidhja e vetme për situatën e partisë është ballafaqimi me votë.

“Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale”, u shpreh Meta.

Votimet do të bëhen në 6 bashkitë e vendit që janë pa kryetar, ndërsa shtoi se mori garancinë që PS nuk do e bojkotojë procesin.

” Une e kam te veshtire te them c’do bejne demokratet, apo qytetaret., por mora garanci qe PS nuk do bojkotoje. Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Lidhur me përplasjet në PD, Meta tha se e ka të vështirë të caktojë se kush do te jete opozita! Sipas Presidentit, zgjidhja e vetme për situatën në PD është vota.

“Opozita nuk eshte as ne seli dhe as ne Kuvend. Opozita eshte populli, jane qytetaret. Une nuk e caktoj dot se kush eshte dhe kush do te jete opozita. Une per PD kam vetem nje keshille: A jeni ju PD e Shqipërisë anëtarë në PE. Partia e dashur demokratik me merita të jashtëzakonshme që keni kontribuar për pluralizmin, që jeni anëtarë të PPE. Të vijë PPE dhe ta shikojë ca ka ndodhur pas zgjedhjeve. Po të duan ata zgjidhje jua jap unë, vota”, tha Meta.

Përmes një akti të paprecedentë, Ilir Meta ka vendosur të shpallë datën e zgjedhjeve në një emision televiziv, në vend të shpalljes së dekretit të faqen zyrtare të Presidencës. Edhe këtë akt formal, por i rëndësishëm, Ilir Meta ka vendosur ta përdorë për shoë e radhës politik. Shqiptarët rezidentë në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e tyre të bashkive, pozicione vakante për arsye të ndryshme.

Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyrë, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar. Durrësi dhe Dibra mbeten pa kryetar për shkak se Dionis Imeraj dha dorëheqjen, ndërsa një deklaratë e pamenduar gjatë tërmetit të nëntorit 2019 do i kushtonte mandatin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako. Ndarja nga jeta e Haxhi Memollës la pa kryebashkiak të zgjedhur Rrogozhinën.

VAKANCAT NË BASHKI:

SHKODËR: Valdrin Pjetri, për shkak të dekriminalizimit; vakant që prej datës 15 gusht 2019

VORË: Agim Kajmaku, për shkak të dekriminalizimit, vakant që prej datës 1 nëntor 2019

DURRËS: Valbona Sako, për shkak të dorëheqjes; vakant që prej datës 1 dhjetor 2019

DIBËR: Dionis Imeraj, Dibër, dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet; vend vakant që prej datës 8 mars 2021

RROGOZHINË: Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; që prej datës 22 shkurt 2020

LUSHNJË: Fatos Tushe, u shkarkua nga Qeveria, pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion, vakant që prej datës 7 korrik 2021

Taget: dekretimIlir Metapresidentzgjedhjezgjedhje të pjesshme lokale
Postimi i rradhës
FOTO/ Dikur velinë, sot një nga moderatoret më të dashurat për publikun, ja si dukej Bora Zemani 17 vjeç

FOTO/ Dikur velinë, sot një nga moderatoret më të dashurat për publikun, ja si dukej Bora Zemani 17 vjeç

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Ramën pret Dendias, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva e Shqipërisë në BE
  • Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor/ Policia e Tiranës arreston 32 persona në një javë
  • Kourtney Kardashian dhe Travis Barker martohen për herë të tretë në një dasmë madhështore në Ital…
  • Ronela Hajati rikthehet në studio për projekte të reja: Do të punoj aq shumë këtë vit saqë në pus…
  • Rihanna planifikon të zhvendoset në vendlindjen e saj në Barbados me ASAP Rocky për të rritur dja…

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.