Dizajneri francez Thierry Mugler, autori i veshjeve të Madonna-s dhe të Sharon Stone, vdiq në moshën 73-vjeçare për “shkaqe natyrore”: këtë e njoftoi agjenti i tij Jean-Baptiste Rougeot.
“Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e zotit Manfred Thierry Mugler të dielën më 23 janar 2022”, thuhet në një postim në llogarinë zyrtare të dizenjatorit në Facebook.