Shkeljet në FSHF dhe mungesa e transparencës së aktiviteteve ekonomike e dhe shpërndarjen e fondeve që po dalin gjithnjë e më në pak gjatë javëve të fundit, në fakt janë konstatuar më herët edhe nga Autoriteti i Konkurrencës. Më një vendim të majit 2020, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar abuzimin me pozitën dominuese të FSHF në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, në drejtim te shitjes së të drejtave të transmetimit televiziv, shitjes se biletave të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, sponsorizime dhe reklama. Në raport Autoriteti i Konkurrencës i kërkon FSHF që shitja e të drejtës ekskluzive të për operatorët audioviziv të të mos jenë më shumë se 3 vite në mënyrë që këto të drejta t’u shiten operatorëve të ndryshëm dhe jo vetëm njërit prej tyre.
Gjithashtu Autoriteti i Konkurrencës i kërkon FSHF të ndajë prokurimin e dy kategorive “Kategorinë Superiore” dhe “Kupën e Shqipërise”, me dallimin ne oferte me paketën A (ndeshjet kryesore, të rëndësishme) dhe B (ndeshjet e tjera), në mënyrë që ato të mos i përkasin një operatori të vetëm, duke siguruar një pjesëmarrje sa me të madhe të operatorëve audioviziv.
Ndër të tjera kërkohet edhe një procedurë transparente dhe korrekte në shpërndarjen e fondeve të UEFA-s dhe FIFA-s për Ligën Profesioniste, e cila duhet të organizojë kampionatit e Superligës
Procedurë transparente FSHF-së i kërkohet edhe për zgjedhjen e sponsorit kryesor dhe sponsorëve të tjerë, duke mundësuar pjesëmarrje më të gjerë të ndërmarrjeve në treg.