Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për grabitje dhe tentativë vrasje. Togat e zeza pasi kanë dëgjuar pretendimet e palëve kanë lënë në burg pa afat Ibrahim Difaj, Damjan Lleshaj, Robert Laci, Ilirian Feci, Erion Mulaj.
Ibrahima Difaj dhe Ilirjan Feçi të cilët u arrestuan pak ditë më parë, mësohet se u paguan 20 mijë euro nga Robert Laci, për të vrarë punonjësin e hidrovorit Alfred Gjoka. Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021. Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, ndërsa motivet e kësaj ngjarjeje, ndonëse kanë kaluar më shumë se 5 muaj, nuk dihen ende.