Punëtorët e IKMT-së janë hasur me rezistencën e një banori, i cili thotë se nuk është njoftuar për shembjen e shtëpisë së tyre. Rushan dhe Katerina Kurti thonë se janë pronar të banesës, ndërsa IKMT u ka dërguar një vendim për prishje në emër të Arjan Poda.
Punonjësi i IKMT-së: Kanë nxjerrë vendimin do të prishet, do prishet!
Banori: S’më ka ardhur vendimi. Mua s’më ke çuar në gjyq. Unë jam shtetas shqiptar, nuk është e Arianitit. E kualifikuar thotë, unë e kam në proces legalizimi. Këtë e ka djali im. Ça bëni kështu. Xhaxhi nuk del që andej. Tani ma sjell mua shkresën ti! Nuk kaloj unë andej.