Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka njoftuar zyrtarisht Kolegjin e Posaccëm të Apelimit se ka marrë të pandehur anëtarin Ardian Hajdari. Tashmë sipas Kushtetutës dhe ligjit KPA duhet të marrë në shqyrtim pezullimin e anëtarit të saj Hajdari.
4 ditë më parë SPAK mori të pandehur një tjetër anëtar të KPA, duke i komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.
Tani në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kanë mbetur vetëm 5 anëtarë duke qenë se sipas ligjit Ardian Hajdari pezullohet menjëherë nga detyra, sepse është marrë i pandehur.