Dy efektive policie kanë humbur jetën në Gjermani, teksa po kryenin një patrullim rutinë, i cili ishte fatal për jetën e tyre. Sipas asaj që raporton Bild, viktima kanë mbetur një police 24-vjeçe dhe një polic 29 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz dhe rrethanat janë ende të paqarta.
Rreth orës 4:20 të mëngjesit, oficerët i bënë thirrje një mjeti që të ndalonte, pasi kishin dyshime se drejtuesi i saj ishte i armatosur. Pasi ndaluan mjetin, efektivët e policisë lajmëruan zëdhënësin e policisë: Ata po qëllojnë mbi ne!
Por kur policia mbërriti në vendngjarje, dy efektivët u gjetën të vdekur. Sipas hetuesve dy persona ende të paidentifikuar hapën zjarr ndaj tyre dhe i lanë të vdekur në vend dhe më pas janë arratisur. Sipas informacioneve nuk ka asnjë përshkrim të autorëve apo mjetit me të cilin janë arratisur, ndërsa policia është vënë në kërkim të tyre.
“Kolegët njoftuan përmes radios se po kontrollonin një automjet. Menjëherë pas kësaj, ata raportuan se kishte të shtëna. Më pas kolegët gjetën të vdekur.”- tha një zëdhënës i policisë për Bild.