E mërkurë, 10 Gusht, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Ciklon

Dikush duhet t’i tregojë Edi Ramës, se jo të gjithë mbjellin drogë e shesin votën!

30 Qershor, 2022
në Ciklon, Uncategorized
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kim Mehmeti

Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të saj, mos ndjeshmërisë ndaj fatit të vet kolektiv dhe ndaj përbuzjes që ia bëjnë pushtetarët dhe të pasurit,  kur një vend bie ne duart e krimit dhe hajdutërisë, kur gjithë idealet e një populli bëhen pjesë e cirkut politik, kur tradita dhe kultura e një kombi bëhen shtrat ku bëjnë gjumë pushtetarët, ajo tregon se ai popull ka elita të sëmura nga sëmundja ‘vdekjeprurëse’ – nga paturpësia!

Nga kjo sëmundje, kryesisht, vuajnë ata që shikojnë vetëm sofrën e ‘mbretit’ nga e cila ushqehen, e jo edhe atë që ndodh rreth tyre, kjo sëmundje përhapet kur shoqëritë ndjehen të lodhur nga vetvetja, kur shuhen shpresat se diçka mund të ndryshojë dhe kur ata që duhet t’u prijnë ndryshimeve, mbeten me kokën e zhytur në grazhdin e pushtetit.

Dhe ne jetojmë në kohë kur të duket se gjithë shqiptarinë e ka pushtuar një lodhje e frikshme, e cila atë e bënë të pandjeshme edhe ndaj rrënimit të Tetarit Kombëtarë, edhe ndaj Ballkanit të Hapur me shqiptarinë të cilën do e bashkojë Beogradi , ndaj paturpësisë së pushtetarëve shqiptarë që më shumë brengosen si tua shpërlajnë duart e përgjakura kriminelëve serb se sa ku prehen viktimat e pagjetura shqiptare nga Kosova.
Po pra, kur idealet e një kombi nuk kanë ku të mbështeten, mos ndjeshmëria e popullit ndaj fatit të vetë kolektiv bëhet sëmundje ‘vdekjeprurëse’. Dhe kjo sëmundje popullit në fillim ia ‘merr’ rininë, duke e degdisur atë anëve të botës, pastaj, ua merr aftësinë e të folurit atyre që në mos më shumë.

Kryeministrit të Shqipërisë do duhej t’i thoshin: Zotëri, mos pandeh se çdoherë e çdokund më me ndikim janë prodhuesit e hashashit dhe se do mund t’i shpërlash mëkatet me paratë e pasanikëve që sot t’i blejnë votat!

Por për fat të keq askush nuk thotë asgjë dhe shumica e të ‘urtëve’ tanë heshtin. Flasin vetëm ata që e adhurojnë Piktorin dhe e urrejnë Kryeministrin e Kosovës. Pra ata që e duan helmin politik që i asgjëson gjitha idealet dhe shpresat e shqiptarisë, që ia merr ‘frymën’ frymës që solli Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, frymë që do mund ta pastrojë shqiptarinë nga ‘Rilindësit’ që e kriminalizuan Shqipërinë dhe nga ata që ia dolën ta çlirojnë Kosovën nga të huajt, por jo edhe ta mbrojnë atë nga grykësia e tyre për pushtet dhe nga tregtari që bartnin në vetvete.

Taget: dikushdrogeduhetEdi Ramesgjithembjellinshesintregojevoten
Postimi i rradhës
Plan restaurimi/ Pallati i Brigadave jepet me koncension për 40 vite

Plan restaurimi/ Pallati i Brigadave jepet me koncension për 40 vite

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Intervista/ Enver Bytyçi: Provokimi nga Beogradi në veri të Kosovës ishte fitore e Albin Kurtit. Ai fitoi kredibilitet para faktorit ndërkombëtar dhe solli në bisedime Vuçiç. Diplomacia shqiptare legjitimoi reagimet e serbëve
  • Dy turistët gjermanë mbeten të bllokuar në Tropojë, Policia i gjen dhe i transporton me helikopter në Tiranë
  • Zjarr në Bajkaj të Sarandës, rrezikohen ullishtet e vreshtat
  • Vrau me thikë gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Iu kërkoj falje…
  • “Ku i gjen gjithë ato lekë…”/ Aulona Musta tregon burimet e saj të të ardhurave

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.