E diel, 4 Qershor, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronikë

Mashtronin klientët në bursa, arrestohet pronari dhe punonjësit e Call Centerit në Tiranë

24 Nëntor, 2022
në Kronikë
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin dhe 5 punonjësit e një Call Centeri në Tiranë, pasi telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Po ashtu gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga admininstratori i subjektit call center dhe 5 punonjës (operatorë).

Shpallet në kërkim administratori tjetër i subjektit. Procedohet penalisht 1 punonjëse (operatore).

Sekuestrohen 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fraud”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. N., 25 vjeç, banues në Tiranë, administratori subjektit call center;

– K. Gj., 25 vjeç, Sh. F., 26 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, K. K., 20 vjeç dhe H. S., 26 vjeç, të pestë banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim administratori tjetër i këtij subjekti, shtetasi P. A., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja D. K., 26 vjeçe.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. N. dhe shtetasi P. A. administronin një subjekt privat call center, në rrugën “Faik Konica”. Në këtë subjekt ishin të punësuar si operatorë shtetasit K. Gj., Sh. F., A. Sh., K. K., H. S. dhe D. K., të cilët, së bashku me 2 administratorët, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit P. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Taget: Arrestohencall centerklientetMashtroninne bursapronaripunonjesit
Postimi i rradhës
Përmbytjet në Lezhë, 1500 hektarë ende nën ujë

Përmbytjet në Lezhë, 1500 hektarë ende nën ujë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Zbulohet letra e rrallë e Enver Hoxhës për Roosevelt, Churchill dhe Stalin
  • Rubrika “Old, but gold”, nga Roland Qafoku çdo të premte në gazetari.al
  • Ja si gënjeu Berisha për Vlora Hysenin, Top Channel nxjerr pamjet
  • Kush e rinxorri Lulin në skenë dhe pse (kur çifti Sali-Ilir dhe grotesku Taulant mendojnë t’u hedhin sirën amerikanëve)
  • (pa titull)

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.