E hënë, 30 Janar, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kryesore

Artikulli i “Die Welt”: Tensionet Kosovë-Serbi, asi i Putinit në zemër të Europës

22 Dhjetor, 2022
në Kryesore
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

“Tensionet Kosovë-Serbi, asi i Putinit në zemër të Europës”. Ky është titulli i artikullit të publikuar nga media prestigjioze gjermane, Die Welt, që shkruan për rreziqet që i kanosen kontinentit të vjetër nga një shtet në Ballkanin Perëndimor. Gazetarja Carolina Drueten, shkruan se Serbia po kërcënon Kosovën dhe po llogarit në mbështetjen e Rusisë në përshkallëzimin e konfliktit. Në mes të luftës në Ukrainë, kjo hap opsione të reja strategjike për Kremlinin.

“Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës rrezikon të përshkallëzohet sërish. Një person në veçanti përfiton nga paqëndrueshmëria: Presidenti rus, Vladimir Putin. Ai është aleati më i rëndësishëm i presidentit serb, Aleksander Vuçiç, për çështjen e Kosovës. Putini dëshiron të destabilizojë Europën nga brenda. Ballkani Perëndimor ia ofron atij mundësinë për ta bërë këtë vazhdimisht.”, tha gazeta gjermane “Die Welt”.

Gazeta gjermane shkruan më tej se kjo mund të jetë e rrezikshme edhe për Bashkimin Europian që rrethon rajonin e Ballkanit Perëndimor. Si për ta konfirmuar artikullin e “Die Welt”, ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Kharçenko tha se Serbia mund të mbështetet te Rusia për situatën në Kosovë dhe vuri në dukje se të dyja vendet do të vazhdojnë të koordinojnë qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Diplomati i Putinit shtoi se Moska do të vazhdojë të mbrojë Serbinë në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si anëtare e përhershme dhe kërkoi një zgjidhje përfundimtare të pranuar edhe nga Kosova. Ndër të tjera akuzoi perëndimin duke pretenduar se po përdor tensionet e fundit për t’i bërë presion Serbisë që t’i vendosë Rusisë sanksione.

o.j/dita

Postimi i rradhës
Gold Ag ka gati projektin e ri muzikor, zbulon datën e publikimit

Gold Ag ka gati projektin e ri muzikor, zbulon datën e publikimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Doktor Isuf Kalo nga Luzati, i njohur në mbarë botën prehet aty ku nisi jetën (Fjala e lamtumirës)
  • Tronditëse/ Jo vetëm Rama, Mc Gonigal është takuar dhe me Metën
  • Krime të dyfishta, një për pronën tjetri prej pasionit/ Autorët e vrasjeve nuk pyetën për lidhjen e gjakut
  • “Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…”/ Emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila Basha i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid
  • “Dy agjentë më erdhën në shtëpi me foton e Ramës”/ Rrëfehet ish-e dashura e McGonigal: Ja çfarë më kërkuan

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.