E hënë, 30 Janar, 2023

Aktorja e njohur tregon publikisht emrin e regjisorit që e ka ngacmuar seksualisht

0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME

Aktorja e humorit Cubi Metkaj ka zbuluar gjatë emisionit ‘Zemër Luana’ një episod aspak të këndshëm të karrierës së saj.Rudina Dembecaj i kujtoi një deklaratë që Cubi kishte bërë kohë më parë se i kishin ofruar një projekt kundrejt raporteve seksuale. “Sot duam të zbulosh emrin e personazhit apo regjisorit që të ka ngacmuar shumë pak seksualisht”, i tha Dembecaj aktores.

Cubi fillimisht hezitoi për t’a nxjerrë emrin, por në fund “u dorëzua”. “Përderisa nuk e kam thënë më parë këtë emër…ok, ok do ta them. Është regjizor filmi, është Xhoslin Rama”.

Përmendja e emrit të regjisorit nga Cubi u shoqërua me duartrokitje mbështetëse, sikundër kishte edhe nga ata që pyesnin se kush ishte ky emër.

Postimi i rradhës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *