E hënë, 30 Janar, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Hyri mes flakëve dhe shpëtoi të miturin, Franca dëbon ‘heroin’ shqiptar dhe familjen e tij

5 Janar, 2023
në Aktualitet
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet franceze kanë vendosur të dëbojnë nga vendi, shqiptarin Roland Aliu, i cili rreth një vit më parë hyri mes flakëve për të shpëtuar një të mitur 8-vjeçar në Poiters.

Mediat raportojne se shumë banorë të zonës e kanë cilësuar si një vendim të padrejtë e për këtë arsye në mbështetje të tij, është paralajmëruar një protestë e cila do të mbahet përballë prefekturës në 7 janar.

Në 3 shkurt të 2022-shit, i riu shqiptar bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave në Francë për shkak të aktit heroik që ndërmori duke rrezikuar jetën e tij, e madje ekipet e shpëtimit i dhanë atij medaljen e artë në korrik të vitit të kaluar.

Roland Aliu shpresonte se do të merrte lejen e qëndrimit në Francë, për të cilën kishte nisur procedurat qysh më herët por, më 9 dhjetor, autoritetet franceze e njoftojnë se ai së bashku me familjen e tij kanë një muaj kohë për t’u larguar nga territori francez.

Sipas vendimit të argumentuar të prefekturës, akti i trimërisë së shqiptarit nuk është arritur të vërtetohet nga shërbimet e urgjencës dhe policia që u mobilizuan mbrëmjen që ndodhi zjarri.

Vendimi për dëbim nuk prek vetëm Rolandin. Së bashku me të, nëse protesta e 7 janarit nuk do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, do të kthehen drejtë Shqipërisë prindërit dhe vëllai i tij.

Taget: debohetdhe shpetoiflakevefrancaheroihyrime familjenmesshqipetarte miturin
Postimi i rradhës
Prej ditësh në kërkim nga policia, ku ndodhet Fero?

Prej ditësh në kërkim nga policia, ku ndodhet Fero?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Doktor Isuf Kalo nga Luzati, i njohur në mbarë botën prehet aty ku nisi jetën (Fjala e lamtumirës)
  • Tronditëse/ Jo vetëm Rama, Mc Gonigal është takuar dhe me Metën
  • Krime të dyfishta, një për pronën tjetri prej pasionit/ Autorët e vrasjeve nuk pyetën për lidhjen e gjakut
  • “Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…”/ Emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila Basha i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid
  • “Dy agjentë më erdhën në shtëpi me foton e Ramës”/ Rrëfehet ish-e dashura e McGonigal: Ja çfarë më kërkuan

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.