Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Gurra”, ku janë përfshirë 3 automjete.
Nga informacionet paraprake mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.