Një aksident i rëndë është regjistruar sot te zona e ‘Shallvareve’. Një autobus i linjës së Unazës është përplasur me dy mjete, njëri prej tyre ka devijuar duke përfunduar në stacion.
Raportohet se ka të plagosur, të cilët jane dëguar drejt spitalit të Traumës.
Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.