E hënë, 29 Maj, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Sot Fitër Bajrami/ Si u fal Namazi në qytetet e vendit

21 Prill, 2023
në Aktualitet, Lajmi i Fundit
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, të gjithë myslimanët, në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramin. Sipas besimit mysliman, kjo ditë, është ajo në të cilën Zoti shpërblen besimtarët për gjithë sakrificën e tyre gjatë muajit të Ramazanit. Ky shpërblim, vjen në formën e paqes shpirtërore dhe faljes së mëkateve.

Kjo është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman.

Mijëra besimtarë shqiptarë kryen  sot faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Elbasan

Të shumtë ishin besimtarët të cilët kryen faljen e namazit në orën 06:40 në sheshin “Gensher ”, nën drejtimin e Myftiut Agim Duka. Ky i fundit përcolli për të pranishmit urimet dhe mesazhin  e kësaj dite gëzimi. Kremtimet e Fitër Bajramit u zhvendosën më pas në familje.

Lezhë

Falja e namazit është kryer në orët e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit, ndërsa gjatë paradites autoritetet lokale dhe përfaqësues politik zhvilluan vizita pranë myftinisë duke uruar festen e Fitër Bajramit.

Myftiu i Lezhës Sadedin Kotrri, në fjalën e tij tregoi rëndësinë e kësaj feste, duke kujtuar të gjithë ata që agjëruan për 30 ditë.

Vlorë

Në Vlorë, rreth orës 7 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Ceremonia e faljes është drejtuar nga kreu i myftinisë së Vlorës, Armand Asllani,i cili ka përcjellë mesazhin për më shumë  paqe dhe respekt ndaj njëri tjetrit. Sipas myftiut Asllani ,kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerëzve .

Korçë

Ceremonia ka nisur rreth orës 06:40 minuta në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori. Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.

Atmosfera e festes ndihej dhe ne Xhaminë “Ebu Beker” ne Pogradec, ku mijëra besimtare falen namazin e Bajramit!

Berat

Falja e namazit të Fitër Bajramit u krye në pedonalen e qytetit Beratit. Të pranishëm në falje ishin edhe pushtetar si dhe kryetari i qarkut e deputetë. Falja u drejtua nga hoxhë Ferbent Dura i cili uroi besimtarët mysliman për paqe dashuri mirësi.

Lushnjë

Besimtarët myslimanë në Lushnjë kanë falur namazin e Fitër Bajramit në sheshin kryesor të qytetit. Faljen e drejtoi imami i xhamisë Lushnje ndërsa pas faljes fjalën përshëndetëse e mbajti myftiu i Lushnjës Gramos Blliku.

Kukës

Ceremonia kryesor është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Qytetit. Myftiu i Kukësit Islam Hoxha, pas faljes së namazit të Fiter Bajramit ka uruar besimtarët.

 

Taget: bajramiFiterndryshmeqytetesi u falsot
Postimi i rradhës
Plagosen me thikë dy të rinj në Rrëshen

Plagosen me thikë dy të rinj në Rrëshen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kush e rinxorri Lulin në skenë dhe pse (kur çifti Sali-Ilir dhe grotesku Taulant mendojnë t’u hedhin sirën amerikanëve)
  • (pa titull)
  • Po digjeshin mbeturina, nuk ka zjarr brenda zyrave të SHISH
  • Dokumenti / Babai i Elvi Fundos spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’
  • ‘Defender 23’ e pranishme edhe drejtuesja e SHISH, bisedon me Ramën e Begajn

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.