E hënë, 29 Maj, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kryesore

PD “gropë” në zgjedhje/ Merkoci: Përçarje, mungesë organizimi, koalicione jo të duhura, Berisha dhe Alibeaj të dorëhiqen

18 Maj, 2023
në Kryesore, Lajmi i Fundit, Politikë
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste në zgjedhjet vendore 2023 arriti të sigurojë fitore në 53 bashki të vendit. Me një pjesëmarrje në votim prej 38.22 %, PS ka arritur që të marrë 786566 vota për kandidatët për kryetar bashkie, e ndjekur nga koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 501402 vota. Ndërkohë Partia Demokratike ka dalë forcë e tretë politike në rang vendi duke mbledhur vetëm 36852.

I pyetur nga Gazetari.al rreth këtij rezultati, avokati Fatmir Merkoci tha se: Në realitetin që ndodhej vendi, ndryshimi ishte sa i pritshëm aq dhe domosdoshmëri. Fakti i një rezultati të tillë, gjykoj se është mungesa e një vizioni politik nga opozita në tërësinë e saj, duke treguar se mungesa e politikave është një realitet. Sot kemi një realitet të hidhur por, faktik. Çka do të thotë se e djathta ka një detyrë të vështirë për ringritjen e saj nga ky batak që ka rënë.

Sa i përket faktorëve që ndikuan në këtë ‘panoramë’ të zgjedhjeve, Merkoci evidentoi disa pre të cilëve sipas tij ishin: Përçarja e PD-së, mos-bashkimi, koalicioni me PL, lënia jashtë koalicionit partitë tradicionale të djathta si dhe partitë e tjera opozitare. Pra mungesa e organizimit të opozitës në tërësi.

Merkoci u ndal edhe tek raporti i ODIHR, i cili foli për intimidime dhe presione gjatë zgjedhjeve. Sipas Merkocit ishte real, i prekshëm nga çdo votues, por dhe një realitet ku tregon nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Ai shtoi më tej se është vazhdimësia më reale e raporteve të DASH e KE.

Pyetjes nëse PD duhet të reflektojë? Merkoci u përgjigj duke thënë se të dy drejtuesit si Berisha, ashtu dhe Alibej janë përgjegjës, ndaj dhe duhet të dorëhiqen. Në përfundim avokati vlerësoi se në PD duhet të hapet gara për drejtimin e kësaj force politike duke bërë dhe bashkimin.

Vlen të theksojmë se PD nga ana e saj ka akuzuar në mënyrë të vazhdueshme qeverinë se ka vjedhur zgjedhjet vendore.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetari.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Gazetari.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Taget: gropeMerkociPDzgjedhje
Postimi i rradhës
Ylli Manjani: Duhen marrë përgjegjësi dhe jo gjetur fajtorë

Ylli Manjani: Duhen marrë përgjegjësi dhe jo gjetur fajtorë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kush e rinxorri Lulin në skenë dhe pse (kur çifti Sali-Ilir dhe grotesku Taulant mendojnë t’u hedhin sirën amerikanëve)
  • (pa titull)
  • Po digjeshin mbeturina, nuk ka zjarr brenda zyrave të SHISH
  • Dokumenti / Babai i Elvi Fundos spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’
  • ‘Defender 23’ e pranishme edhe drejtuesja e SHISH, bisedon me Ramën e Begajn

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.