E enjte, 28 Shtator, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
23 °c
Tiranë
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Lajmi i Fundit

Ylli Manjani: Duhen marrë përgjegjësi dhe jo gjetur fajtorë

18 Maj, 2023
në Lajmi i Fundit, Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Postimi i Ylli Manjanit:

Kur them se në Shqipëri ka pllakosur komunizmi, nuk përjashtoj aspak opozitën politike nga përgjegjësia. E përsësis përgjegjësia dhe jo faji.
Prit një minutë, se dua të hap një kllapë të madhe këtu.
(Përshkak të qasjes kritike që kam kur mendoj, jam opozitar me qeverinë.
Natyrshëm, kam mbështetur dhe mbështes çdo opozitë politike në vend, sepse opozita si individ nuk mjafton.
Kam mbështetur Lulin, megjithëse ai u kujdes më shumë të fshihte se banon në një vilë “oligarkësh” sesa të na bindte që do qeveriste vendin.
Kam mbështetur Ilirin, megjithse ishte presidenti më keqkuotuar në publik. Por hajt më, ngriti disa kauza publike, të cilat fjala vjen Bajram Begaj as që guxon ti mendojë.
Mbështeta edhe Monikën, pavarësisht lojrave pas krahëve apo goditjeve poshtë brezit që u bëri kontribuesve.
Të gjitha këto i kam bërë sepse jam opozitar, jo se opozita ishte më e mira).
Mirëpo e vërteta duhet parë në sy sado e hidhur të jetë. Dhe e vërteta është se opozita zyrtare, me apo pa vulë, me emër të ri apo të vjetër, ka humbur lidhjen me popullin e vet.
Zaten një opozitë që nuk e di se ku ka votuesit e saj, ska se si të dijë hallet e popullit në tërësi.
Fakt është se që prej 2017-ës populli ka reaguar duke rrëshqitur gjithnjë e më thellë në monizëm dhe nënshtrim ndaj narkoshtetit.
Shihni me vemendje se çfarë del nga komunikimi publik i opozitës me publikun ndër vite:
1. Kush bën bisnes të suksesshëm quhet oligark.
2. Profesionistët dhe shtresa e mesme është e korruptuar.
3. Pronarët janë kulakë.
4. Të përndjekurit bashkëpuntorë të sigurimit.
5. Zyrtarët publike të kriminalizuar.
Me mufka të rënda si këto opozita madje ka sugjeruar hapur që të gjithë të prezumohen mafiozë, deri sa të kalojnë një veting diku.
Tmerr! Komunizëm bolshevik fare.
Tani, a mund të na thotë dikush se me cilin grupim social e ka mirë opozita e këtyre viteve?
Pse një i ri që i dëgjon këto gjëra duhet të ndjekë opozitën?!
Pse një sipërmarrës apo profesionist i lirë duhet të ndjekë e votojë opozitën?!
Po një i varfër pse duhet ta bëjë?!
Pse një punëtor apo zanatçi duhet të votojë opozitën, e cila i kërcënon pronarin me burg?!
Pse një pronar duhet të jetë me opozitën, kur përgojohet përse ka prona?
Përse një qytetar i thjeshtë që banon në vilë apo pallat modern duhet të ndjekë opozitën, i cila vilen e konsideron krim dhe kullën produkt droge?!
Ej, po u bë vite kështu.
Dhe ja ku vijmë tek rezultati:
monizëm absolut.
Unë prap po them se nuk na ndihmon gjetja e fajtorit, por njohja e gjendjes, njohja e Shqipërisë dhe komunikimi i duhur me shqiptarët.
E përsëris, jam për marrje përgjegjësish dhe jo gjetje fajtorësh. Nëse duam faj e fajtorë nuk dalim dot nga monizmi ku jemi zhytur.
Të marrësh përgjegjësi do të thotë bëje dhe ti opozitën tënde. Bëje më të mirë se kjo që është.
Llogjika që “fajin e ka kjo që është” nuk na çon më askund.
As llogjika ik ti të vijë një tjetër nuk shkon.
Punët e demokracisë bëhen me pjesmarrje dhe jo si spektator.
Sa më takon bëj opozitën time, si gjithmonë. Nuk synoj më të ndryshoj opozitën e askujt.
Kështu e shoh këtë punë.

Taget: duhengjeturManjanimarrepergjegjesiYlli
Postimi i rradhës
Kudo dhe kurdo me Vodafone… historia e një revolucioni teknologjik në Shqipëri

Kudo dhe kurdo me Vodafone… historia e një revolucioni teknologjik në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Ditari i Enver Hoxhës/ Kur Zhukovin e shkarkuan në ajër teksa kthehej në Moskë nga vizita në Tiranë
  • Kur nxirrej naftë dhe e gjitha distilohej në Shqipëri
  • A e zbatoi ndonjëherë Greqia Traktatin e Miqësisë me Shqipërinë? Publikohet e plotë marrëveshja e vitit 1996
  • Operacioni mbarëkombëtar “Tempulli”, a do t’i lirojë në sallën e gjyqit sic e ka zakon gjyqtari Hektor Sinanaj të pandehurit? (Vendi “sekret” në Muradie ku bëhen pazaret)
  • Ensuida Keputa/ Nga një qytet i vogël, në një konkurs “Mrs. Universal Empire 2023” në Londër

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.