E hënë, 29 Maj, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kryesore

Dokumenti / Babai i Elvi Fundos spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’

23 Maj, 2023
në Kryesore, Lajmi i Fundit
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

 

 

Hapja e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit duket se do të sjellë surpriza, befasi dhe sëkëlldi.

Ky dokument tregon se babai i ish zyrtarit të PD-së së vulës, Elvi Fundo, ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’.

Bëhet fjalë për Emil Fundon, i datëlindjes 1946, me profesion elektriçist, nga i cili duket se ka marrë edhe pseudonimin ‘Voltmetri’. Sipas kartelës, Emil Fundo është rekrutuar si spiun i ish Sigurimit në vitin 1979.

Në 1 prill 2023, në portalin periferim CNA, me pronar Elvi Fundo, u botua një artikull me titull ‘Spiunët e Sigurimit / Nga Leka Bungo, te Frrok Çupi dhe Shpëtim Nazarko’.

Artikulli nuk shoqërohej me ndonjë dokument për të provuar akuzën e rëndë. Por, nga ana tjetër, ky dokument konfirmon se babai i ish zyrtarit të PD-së së vulës, pronar i portalit, ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, me vullnetin e tij për të spiunuar shokët.

Elvi Fundo është lakuar dhe etiketuar në media si gjobëvënës ordiner, mallist dhe fundërrinë mediatike.

Për shumë kohë, ish këshilltari i Ridvan Bodes (një prej ikonave të korrupsionit në Shqipëri), i shfaqur si gazetar, fshihej pas Etleva Skonja, të cilën e kishte vendosur si administratore të portalit.

Në procese të shumta gjyqësore, ‘Fundërrina’ nuk ka kurajo të pranojë se është pronari siç rezulton në letra, por fshihej pas një gruaje, me emrin e të cilës ka bërë shumë poshtërsi dhe para, duke i sjellë disa çështje gjyqësore me pasoja në të ardhmen.

Ditët e fundit znj. Skonja është larguar si administratore.

Në vend të saj, Fundërrina apo Vesho Mallisti, ka gjetur një pijanec ordiner, i cili endet nëpër mejhane dhe nuk dihet nëse është i vetëdijshëm se çfarë pisllëqesh bëhen në emrin e tij, deri tek dyshimet për pastrim parash.

Edhe pse me pagë modeste, Elvi Fundo ka poseduar më parë një shtëpi në Gjirin e Lalëzit.

Ish funksionari i PD-së së vulës, ka hapur edhe një televizion (dhomë e kuzhinë) me burime të dyshimta parash, ku si administrator ka vendosur sërish pijanecin.

Fundo dyshohet se mashtron me pagat e punonjësve të tezgave të tij mediatike, duke operuar me pagesa cash, fshehur të ardhurat dhe mashtruar tatimet.

Prokurorisë do t’i mjaftonte vetëm verifikimi i shpenzimeve të udhëtimeve me avion drejt Gjermanisë dhe anasjelltas, në raport me të ardhurat e ligjshme, për të vendosur para përgjegjësisë penale Elvi Fundon për fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Ish funksionari i lakuar për korrupsion i PD-së paguhet nga një rreth oligarkësh që kanë përfituar para dhe pasuri publike.

Siç e vërteton ky dokument, këto kompani oligarkësh, që marrin para publike, i çojnë një pjesë të parave të shqiptarëve të varfër, në llogaritë e portalit të Elvi Fundos, në formë gjobëvënie dhe si sekser.

(Prapaskena fton biznesmenët të mos i paguajnë më gjoba një fundërrine që pi kokainë, pasi dëmtojnë imszhin e tyre dhe se ky ish zyrtar i akuzuar për korrupsion, shumë shpejt do të shkojë drejt burgut).

Themi gjobëvënie pasi në vijim do të publikojmë përgjime, ku Elvi Fundo ekspozohet duke bërë pazare dhe shtrënguar biznese për dhënie pasurie.

Themi sekser, pasi Fundërrina ndërhyn në mënyrë të paligjshme për të bllokuar raportime për oligarkët që e paguajnë si dhe shpërndan zarfe në emrin e tyre.

Pra bën atë për të cilën akuzon gazetarë që kanë denoncuar në SPAK me fakte korrupsionin e kokave të korrupsionit elitar në Shqipëri, atë që nuk e ka bërë askush më parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Ftojmë gazetarë, botues, analistë, zyrtarë, politikane dhe profesionistë të fushave të ndryshme, të reagojnë me zero tolerancë dhe zero shpërfillje ndaj kësaj Fundërrine mediatike, që ndot me portalin e tij, ndërkohë që vetë përfaqëson korrupsionin e PD-së së vulës kur ishte në pushtet, përfitimin e parave dhe licencave me pushtetin aktual, gjobëvënien dhe pastrimin e parave./Prapaskena

Taget: babaiDokumentiElvifundoshtetisigurimispiun
Postimi i rradhës
Po digjeshin mbeturina, nuk ka zjarr brenda zyrave të SHISH

Po digjeshin mbeturina, nuk ka zjarr brenda zyrave të SHISH

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kush e rinxorri Lulin në skenë dhe pse (kur çifti Sali-Ilir dhe grotesku Taulant mendojnë t’u hedhin sirën amerikanëve)
  • (pa titull)
  • Po digjeshin mbeturina, nuk ka zjarr brenda zyrave të SHISH
  • Dokumenti / Babai i Elvi Fundos spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’
  • ‘Defender 23’ e pranishme edhe drejtuesja e SHISH, bisedon me Ramën e Begajn

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.