DASHI
Gjithë mërzitja dhe stresi që po kaloni është për shkak të punës Jeni lodhur nga ngarkesa e madhe që keni, puna ju është kthyer në stress, mos lejoni që kjo të ndikojë në shëndetin tuaj. Zgjedhja është të mos rrini në qetësi e të shihni me indiferentizëm gjithçka që ndodh.
DEMI
Planet tuaja të ditës do të thyhen nga disa gjëra të dala të papritura në momentin e fundit, do dalin aq të papritura saqë nuk do të mund ti shmangni dot. Mos u përballni vetëm, por merrni këshilla dhe zgjidhjen do e gjeni mes miqsh. Qetësia do jetë e nevojshme, prandaj niseni ditën bukur.
BINJAKËT
Ditë e begatë dhe plot diell kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim të ngrohtë dhe partnerin dhe gjithçka do ece si e keni dëshiruar gjithmonë. Beqarët do jenë të paduruar dhe mund të hedhin hapa të gabuara gjatë kësaj dite.
GAFORRJA
Dita e sotme do nisë plot energji dhe entuziazëm për të nisur gjëra të reja, një projekt i ri po vjen dret jush, edhe pse mezi e prisnit, rini i qetë dhe gjithçka do të shkojë më së miri, mos lejoni që frika nga “e reja” t’ju stepe, dhe t’ju beje passive. Nuk do ju dalë asnjë pengesë gjatë rrugës, gjithçka është në avantazhin tuaj.
LUANI
Në aventurën që keni nisur mund të gjeni vështirësi, sidomos nga këndvështrimi personal, prandaj para pregatituni të përballeni me një ditë të rëndë dhe plot dështime. Asgjë nuk do zgjidhet me një ndjesë apo justifikim. Tashmë i keni njohur njerëzit rrotull vetes dhe e dini se duhet të përballeni me prova
VIRGJËRESHA
Atmosfera në çift do jetë shumë e ftohtë sot. Kjo do sjellë edhe disa debate me partnerin kështu që tregohuni gjithë kohës të matur. Në planin financiar bëni kujdes sa më shumë që të mundeni. Po e tepruat me shpenzimet do ju duhet të kërkoni ndihmë nga të afërmit dhe jo të gjithë do mund t’iu mbështesin.
PESHORJA
Dialogu do jetë shumë i fortë gjatë gjithë kësaj dite për juve që jeni në një lidhje dhe gjithçka ka për të ecur mirë me ate qe keni në krah. Beqarët do bëjnë atë që do ju thotë zemra dhe do ndihen më në fund mirë. Do e kuptojnë me në fund se çfarë do të thotë të jesh çift.
AKREPI
Ditë shumë e trazuar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do keni debate dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme me personin që keni në krah. Beqaret do jenë gjithë kohës të shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga propozimet që do ju bëhen. Në planin financiar gjithçka do ju ece mirë sepse situata do jetë më e qëndrueshme se kurrë.
SHIGJETARI
Do jeni shumë kureshtarë gjatë kësaj dite dhe do i kërkoni partnerit të provoni eksperienca të reja. Ai jo vetëm që do ua plotësojë dëshirat, por do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Beqarët nuk duhet të nxitohen sepse do bëjnë gabime të pafalshme.
AKREPI
Ditë goxha delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mos e acaroni për gjithçka partnerin tuaj sepse dhe durimi i tij e ka një kufi. Beqaret do ndihen të hipnotizuar nga dikush dhe do bëjnë gjithçka që ai do ju thotë. Kujdes sepse gabimet do ju dhëmbin më vone.
UJORI
Do përballeni me disa surpriza jo të mira sot ju të dashuruarit dhe në disa momente do ndiheni keq. Kërkoni ndihmë nga disa familjarë sepse ata do iu japin këshillat e duhura. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar falë masave të rrepta që keni marrë.
PESHQIT
Do ndiheni te riskuar ditën e sotme, një ndjenjë pasigurie në ambientin ku ju punoni, frika se nuk do ja dilni dot mbanë ju ka përshkuar të gjithin . jua siguroj që aftësitë nuk ju mungojnë, keni nevojë për stimul që të punoni më fort se më parë. Një mik do ju qëndrojë pranë dhe do iu japë këshilla të vlefshme.