ANGLI/ Ylli i Tottenham Dele Alli e ka nisur me këmbën e gabuar sezonin sportiv me vetëm 3 gola ndërsa skuadra e tij është e renditur në vendin e shtatë në Premier League. Por edhe jeta e tij private nuk po shkëlqen.
Pas ndarjes me modelen Ruby Mae për shkak se Alli zgjodhi lojën ‘Fortnite’ përpara saj, britanikja ‘The Sun’, shkruan se ai ka rigjetur dashurinë.
Alli është fotografuar teksa puthet në një nga baret e Londrës me vajzën e madhe të trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.
“Ishin qindra njerëz që po shihnin. Të gjitha tavolinat ishin plot dhe Dele me Marian nuk e patën fare problem. Ata ishin në një grup dhe ishte vërtet e ëmbël. Ata dukeshin vërtetë shumë mirë me njëri-tjetrin.”,-i tha një burim tabloidit britanik.