BRITANI E MADHE- Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç, të dy shqiptarë janë vënë në pranga nga Policia e qytetit të Blackpool në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Mediat lokale shkruajnë se shtëpia me kanabis ishte e ‘fortifikuar’ dhe vështirë se mund të futeshe aty pa ditur rrugë.
Në thuajse të gjitha dyert, siç shihet edhe në foto, ishin vendosur shule të fortë dhe ishin vidhosur në mënyrë që askush të mos kishte akses. Pasi policia ia arriti të depërtonte në godinë dhe të ‘shpërthente’ hyrjet, brenda gjeti 950 rrënjë kanabisi, vlera e të . Një zëdhënës i policisë tha se vlera e tregut e tyre shkon në mbi 950 mijë paund.