Një trajler është rrëzuar, në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar edhe lëvizja e automjeteve.
Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë shoferëve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.
“Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë”, thotë policia.
Ende nuk dihen shkaqet e përmbysjes së trajlerit në dalje të Kavajës por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit është krjuar rradhë e gjatë automjetesh në dalje të qytetit të Kavajës.