Ditën e sotme nisin nga puna komisionet parlamentare ku do të mblidhen ai i Ligjeve, i Shëndetësisë, i Sigurisë dhe ai i Jashtëm. Komisionet do të nisin në orën 10:30 dhe përfundojnë në 13:30, konkretisht :
Komisioni i Ligjeve, ora 10.30
Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00
Komisioni i Sigurisë, ora 11:30
Komisioni i Jashtëm, ora:13.30
Edhe për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve ka pasur përplasje mes mazhoracës dhe qeverisë, ku Kuvendi ka njoftuar se disa prej tyre do të zhvillohen online, për shkak të masave anti-COVID dhe ka thënë se do të bëhen fizikisht në sallë me prezencë e deputetëve vetëm në diskutimin e çështjeve të rëndësishme. Por PD e ka kundërshtuar këtë duke thënë se anëtarët e saj do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e kryesisë së Kuvendit.