TIRANË– Kurba e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 këtë javë ka pasur ulje dhe ngritje duke mos qenë e qëndrueshme. Dje ka pasur një rritje të rasteve dhe ulje të numrit të viktimave, por sot ka rezultuar e kundërta. Sot fatkeqësisht kanë humbur jetën 5 persona (6 dje) e ndërsa janë konfirmuar pozitivë 508 qytetarë, nga 501 qytetarë që ishin dje.
“Janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 508 qytetarë, në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Viktimat janë regjistruar nga Tirana dhe Delvina.