TIRANË– Sot në aeroportin “Nënë Teresa” kanë mbërritur 267 trupa këmbësorë të Forcave të Armatosura amerikane, të cilët do t’i bashkohen stërvitjes “Defender 21”. Në Rinas, në pritjen e tyre ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se stërvitja kishte impakt edhe në ekonominë e vendit tonë. Sipas Kim, që nga nisja e stërvitjes më 26 prill deri më tani janë shpenzuar 35 milionë dollarë.
“Është e gëzueshme. Trupat e USA po vijnë në Shqipëri. Ky është ushtrimi më i madh amerikan në Ballkan. Është e rëndësishme, historike. Ky ushtrim ushtarak sjell punësim dhe lëvizje në ekonomi. SHBA kanë shpenzuar 35 milion dollarë, nga punësimi i shoferëve, kuzhinerëve etj. Është “big deal”. mendoj që në fund të gjithë do të kenë përjetuar mikpritjen shqiptare. Faleminderit,”-tha ambasadorja.