ITALI/Gjatë fazës së nëntë të Giro d’Italia, Matej Mohoric nga skuadra e Bahrain Victoric ishte protagonist i një aksidenti të tmerrshëm. 26-vjeçari nuk arriti dot të merrte kthesën mirë dhe slloveni goditet keq në kokë.
Çiklisti u ngrit në këmbë, por më vonë u mor me një ambulancë për kontrolle të mëtejshme. Zyrtarët e Giro d’Italia vlerësuan që slloveni të mos zhvillonte garën për të mos ndërlikuar më shumë situatën shëndetësore.