Dita e stome nisi mes frikës dhe panikut për banorët në Bulqizë, për shkak të tërmetit me magnitudë 4.5. Qytetarët shprehen se kanë ndjerë 2 lëkundje të forta dhe kanë dalë menjëherë jashtë të tmerruar.
“U frikësuam, u tronditëm dy herë. Dolëm të gjithë jashtë dhe ndenjëm jashtë deri sa u qetësua gjendja. Nja dy tre herë u lëkundëm mirë”, thotë një banorë.
“Na frikësoi, nuk është lojë, është tërmet. Dolëm jashtë menjëherë, ça të bënim. Ishte lëkundje e fortë”, shprehet një tjetër.