TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nuk e ka humbur mundësinë për të dhënë një mesazh të koduar nga Tropoja, vend të cilin e vizitoi një ditë më parë. Në foton e publikuar shihet që Kim i pret kokën një gjeli të pjekur që shihet në tavë. Nga atmosfera në ambient, duket se Kim ka qenë e ftuar në ndonjë event festiv.
Por, ambasadorja ka marrë thikën dhe ka nisur t’i presë kokën gjelit. Në foto shihen dhe se të pranishmit e tjerë rreth ambasadores Kim duartrokasin.
Apo kjo foto është thjesht një rastësi?