Moti i keq në Stamboll ka shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa disa persona janë lënduar lehtë.
Era e fortë mësohet se ka dëmtuar biznese dhe shtëpi private, duke prishur struktura metalike dhe tenda.
Sipas raportimeve, disa qytetarë janë plagosur pas shkëputjes së strukturave metalike.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa janë publikuar edhe pamje nga dëmet që ka shkaktuar era e fortë në Stamboll.
Siç shihet në videot më poshtë, janë dëmtuar edhe makina pasi u goditën nga strukturat metalike.