Ish-Kryeministri Sali Berisha ka votuar pak minuta më parë në stadiumin ‘Air Albania’ për shkarkim ose jo të Lulzim Bashës. Votimi është i fshehtë.
4935 delegatët e pranishëm sipas grupit organizator të Kuvendit janë thirrur për të votuar për shkarkim të kryetarit, ndërkohë që ratifikimi i shkarkimit do të bëhet me ‘një anëtar, një votë’ me referendum në çdo degë të partisë.