Modelja e njohur Ashley Graham ka sjellë në jetë djemtë e saj binjakë. Ajo zbuloi se kishte bërë një lindje në shtëpi të premten në mëngjes dhe të porsalindurit janë të dy ‘të lumtur dhe të shëndetshëm’.
Vetëm disa orë më parë ajo kishte ndarë një foto të barkut të rrombullakosur me fansat e saj në rrjetet sociale dhe ishte shprehur e lumtur për ‘qëndrimin e zgjatur’ të foshnjave, pasi arritën javën e 40-të të shtatzënisë.
Ashley nuk i zbuloi emrat e djemve të saj dhe u tha fansave se tani do të merrte kohë për t’u ‘shëruar’ dhe për të kaluar kohë me familjen e saj.
Graham njoftoi në korrik se ishte shtatzënë për herë të dytë. Ashley dhe kineasti Justin Ervin u bënë prindër të një djali, Isaac Menelik, në janar të vitit 2020. Ata u njohën në vitin 2009 dhe u martuan një vit më vonë.