Ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu në mbledhjen e cila nisi pasditen e djeshme dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Kryesia e selisë blu ka vendosur gjithashtu përjashtimin e 7 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, ato janë Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.
Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Belind Kelliçi
Blendi Himci
Çlirim Gjata
Edit Harxhi
Edi Paloka
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Gent Deromemaj
Genc Pollo
Genti Strazimiri
Rigels Mucollari
Ivi Kaso
Ledina Mandia
Luan Baci
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Oerd Bylykbashi
Tritan Shehu
Një ditë më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu, dy ditë pas protestës së dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha të shtunën e 8 janarit.
E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të ‘Lul Bravës’.