Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson rëndësinë e përparimit dhe zhvillimit të vendit që të ndodh në një situatë të qetë dhe demokratike dhe jo në situatë të përshkallëzuar dhe me tension. Përmes shpërndarjes së mesazhit të nën Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, ambasada e SHBA duke se e ka përcjellë si mesazh të koduar për demokratë dhe konfliktin e brendshëm që po ndodh brenda Partisë Demokratike.
“Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar”. Nën Sekretarja e Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland.”, shkruan Ambasada e SHBA.
Edhe një ditë më parë SHBA dënoi veprimet e Sali Berishës për të rimarrë me dhunë Partinë Demokratike. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar bëri të qartë se konfliktet duhet të zgjidhen përmes votës dhe jo dhunës.
Në protestën e 8 janarit selia blu u kthye në një skenë krimi ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanë, por edhe nga brenda selisë ka pasur kundërpërgjigje me gaz lotsjellës ndaj tyre. U desh ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve.