INDI/ ,Të paktën 20 persona kanë vdekur nga cikloni Tauktae , i cili ka goditur bregun perëndimor të Indisë. BBC raporton se tre maune të tjera tregtare që transportojnë rreth 700 persona janë bllokuar në det dhe më shumë se 90 njerëz janë zhdukur pasi një barkë në brigjet e qytetit indian të Mumbai u fundos mes një cikloni të rëndë.
Flota detare indiane tha se kishte shpëtuar 177 nga 270 personat në bord dhe se përpjekjet për të gjetur të mbijetuar ishin në vazhdim.
Ajo ka ngritur një mision masiv të shpëtimit ajror dhe detar për punëtorët e naftës të zhdukur, i cili po pengohet nga valë të mëdha.
“Ka valë nga 20 deri në 25 metra , erërat janë të larta. Anijet dhe avionët janë vendosur për misionin e kërkimit dhe shpëtimit,”- tha zëdhënësi i marinës Vivek Madhwal.