ITALI/ Liga italiane e futbollit njoftoi krijimin e Ambasadorëve të ‘Serie A’, një ekip kampionësh të mrekullueshëm, që do të përfaqësojë futbollin italian në ngjarjet e organizuara nga Liga.
Lojtarët e parë më të mirë që do të jenë pjesë e këtij projekti do të të jenë: Vincent Candela, Ciro Ferrara, Marco Materazzi, Andriy Shevchenko, Luca Toni, Francesco Totti, Christian Vieri dhe Gianluca Zambrotta.
Ambasadorët do të angazhohen kryesisht në projekte të përgjegjësisë sociale, duke sjellë imazhin dhe përvojën e tyre, për të mbështetur aktivitetet e bamirësisë dhe shpërndarjen e mesazheve pozitive.
Ata do të jenë gjithashtu “karta” e Serisë A në botë, duke marrë pjesë në iniciativa me transmetues ndërkombëtarë dhe aktivitete të tjera me partnerë të ndryshëm komercialë të Ligës.