Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e “Rinasit”, ku një automjet ka përplasur një të moshuar. Shtetasi me inicialet P.Gj., ka përplasur shtetasin M.D., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra në trup ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.