Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 27 vite burg shqiptarin që akuzohet për vrasjen e dhëndrit të tij. Mësohet tropojani Col Imeraj është shpallur fajtor për vrasje të rëndë ku është dënuar me 23 vite burgim, për tentim vrasje me 4 vite e 6 muaj burgim, ndërsa për lëndim të lehtë trupor me 6 muaj burgim.
Imeraj akuzohet se më 7 korrik 2020, rreth orës 03:00, në fshatin Bardhaniç të Komunës së Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e të ndjerit N.Mulaj, ka vrarë këtë të fundit. Po ashtu ai plagosi dhe vajzën e tij, duke e goditur me thikë.