TIRANE/ “Big Brother VIP” ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave. Që nga momenti që Top Channel publikoi promon e emisionit, ka pasur diskutime të shumta si kush do e prezantojë programin apo cilët do të jenë personazhet e famshëm që do të marrin pjesë në të.
Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë vit kanë hyrë në garë të tjera figura të njohura të “Top Channel”. Deri më tani janë përfolur disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani etj, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.
Por kush do e marë drejtimin mes dy vajzave?
Për momentin Arbana Osmani është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Luana nuk i ka nisur ende përgatitjet për “Shiko kush luan”. Po ashtu emisioni dating, “Take me out”, që ishte planifikuar më herët, thuhet se nuk do të bëhet. Kësisoj shanset janë shumë të larta që Luana të prezantojë “Big Brother VIP”, i cili thuhet se do të nisë transmetimin në ekran në tetor të këtij viti.