Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e shënuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ku u qëllua me armë drejt një banese në zonën e Prezës.
Bëhet me dije se është qëlluar me armë në drejtim të banesës së Naim Selës. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.
Mësohet se Naim Sela edhe më herët ka rënë pre e dhunës, ku shkak ishte bërë një çështje pronash.
Atë kohë i dhunuari akuzonte si autor, Hektor Ajazi, që është kunati i politikanes së njohur Majlinda Bregu. Kujtojmë që kjo ngjarja ka ndodhur në shtator të 2010.
Ndërsa lidhur me të shtënat me armë në banesën e tij nuk dihet ende motivi. Policia dhe grupi i hetimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj.
“Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.