<figure>Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare balerina e famshme italiane Carla Fracci e cila prej kohësh vuante nga një tumor.</figure> <figure class="entry-thumbnail"> <p style="text-align: left;">E lidhur pazgjidhshmërisht me teatrin “Scala” të Milanos, Fracci në karrierën e saj të gjatë e ka çuar talentin e spikatur elegant në skenat më prestigjioze të gjithë botës.</p> <p style="text-align: left;">Mes interpretimeve të saj kanë rënë në sy rolet dramatike dhe romantike, ku me hiret e saj ajo ka ditur t’i japë formë personazheve femërore si Giselle, Sylphide, Giulietta apo Swanilda. Carla ka kërcyer me partnerët me të shquar si balerinët rus Rudolf Nureyev dhe Vladimir Vassiliev, duke kaluar tek Paolo Bortoluzzi deri tek më të rinjtë si Massimo Murru e Roberto Bolle.</p> <p style="text-align: left;">Ajo vinte nga një familje e thjeshtë italiane, por pavarësisht kësaj talenti i saj kristalor bëri që ajo të pushtojë teatrot më të rëndësishëm, aq sa në 1981 ajo u bë <strong>balerina e parë absolute</strong> nga New York Times.</p> <img title="carla" src="https://lajmetshqip24.com/wp-content/uploads/2021/05/carla-1-678x381.jpg" alt="" /></figure> <img class="size-full wp-image-3062 aligncenter" src="https://lajmetshqip24.com/wp-content/uploads/2021/05/carla.jpg" sizes="(max-width: 695px) 100vw, 695px" srcset="https://lajmetshqip24.com/wp-content/uploads/2021/05/carla.jpg 695w, https://lajmetshqip24.com/wp-content/uploads/2021/05/carla-300x277.jpg 300w" alt="" width="695" height="641" />