Një aksident i rëndë ka ndodhur në Megatek, ku dy të mitur që punonin në sektorin e magazinimit dhe në sektorin e paketimit, janë dëmtuar pasi kanë rënë nga vinçi. Aktualisht ata ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, në pavijonin e reminacionit.
Burime për Gazetari.al nga Policisë, dy të miturit kanë pasur hemorragji dhe kanë qenë në rrezik për jetën. Ndërkohë janë zbuluar edhe emrat e dy të miturve, bëhet fjalë për Emanuel Alla, dhe Klajdi Dusha. Rasti është tentuar që të mbahet i izoluar, duke mos e bërë publik për mediat.
Policia u mundua që të fshehte ngjarjen, duke mos bërë asnjë reagim mbi aksidentimin e dy të miturve.