LONDËR-Pasi shkëlqeu te skuadra holandeze Vitesse,Armando Broja pritet të rikthehet te Chelsea. Sulmuesi shqiptar ishte në huazim, ku shënoi 11 gola në 36 ndeshje në sezonin e tij të parë si profesionist. Trajneri Thomas Tuchel kërkon që 19-vjeçari të jetë pjesë e kontigjentit të skuadrës që u shpall kampion Europe.
Kjo lidhet me faktin se Oliver Giroud do të largohet për shkak se i përfundon kontrata. Edhe Tammy Abraham shikohet larg londinezëve. Kështu trajneri Tuchel duhet të ketë alternativa për sulmin dhe Broja mund të jetë një prej tyre. Vitesse do të donte ta mbante edhe një vit në huazim, por tani duket një mision i vështirë.