TIRANË/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat e bregdetit në Shqipëri ka bërë që qytetarët shqiptarë ta shfrytëzojnë si mundësi për të vënë në lojë zëvendës kryeministrin, Erion Braçe.
Në një bisedë të publikuar nga një faqe në Instagram, shihet se një ndjekës ka ‘denoncuar’ në inboksin e Braçes se ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërtuar një vilë pa leje në Gjirin e Lalëzit.
Pa e ditur se ishte një rreng, Braçe ka kërkuar një foto nga vila që supozohej të ishte ndërtuar pa leje por ajo që ka marrë është fotoja e një kalaje rëre.
Biseda:
Erion Braçe: Përshëndetje, ma nis pas foton.