GJERMANI/ Ushtria gjermane, Bundeswehr, po organizon rikthimin në Gjermani të 65,000 kanaçeve me birrë nga Afganistani. Sipas një raporti të revistës gjermane “Der Spiegel” bëhet fjalë për rreth 20,000 litra birrë, si edhe 340 shishe verë dhe verë me gaz.
Për arsye sigurie nga rreziku i sulmeve të armatosura komandanti Ansgar Meyer ua ndaloi ushtarëve gjermanë pirjen e alkoolit gjatë fazës së fundit të tërheqjes nga Afganistani. Po ashtu ushtrisë gjermane nuk iu lejua t’ua shiste alkoolin trupave lokale për arsye ligjore dhe fetare.
Bundeswehri gjerman si dhe të gjitha forcat e tjera të armatosura të vendeve të NATO-s pritet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator të këtij viti.
Marrë nga DW.