Dashi
Të bësh diçka të re vetëm për të bërë diçka të re është një humbje e kohës suaj nesër. Tani për tani, ju nuk keni nevojë të bëni diçka të re në mënyrë që të keni një ditë plot përmbushje dhe emocione. Kjo është një kohë e mirë për të përfunduar punët e vogla familjare.
Demi
Ka ardhur momenti që ti përkushtoheni ndjenjave dhe dashurisë. Detyrimet familjare ju thërrasin, ndaj mos i lini pas dore. Mundohuni që të rregulloni një situatë sa më shpejtë. Në punë, do të kaloni çdo situatë me buzëqeshje dhe shumë durim.
Binjakët
Përpiquni të merrni masat e nevojshme para se të bëni ndonjë veprim të nxituar. Në punë mund të ndodheni në një situatë të turpshme pa qenë në gjendje të shpjegoni qartë arsyet ose pozicionin tuaj. Keqkuptime të mundshme edhe në dashuri, në jetën në çift.
Gaforrja
Shumë nga të lindurit e kësaj shenje mund të shfaqin ndjenja delikate ndaj njeriut të zemrës. Mos u dominoni nga këto ndjesi, pasi mund të komprometoni çdo gjë. Mundësi të shumta takimi, parashikohen për ata që janë vetëm. Në punë, duhet të përkushtoheni më shumë për të siguruar fitimet e dëshiruara.
Luani
Kur dy personalitete të mëdha takohen sot, mund të shpërthejnë fishekzjarre mahnitëse. Të lindurit në shenjën e luanit kanë karakter të jashtëzakonshëm, por nuk e shpërfaqin atë në çdo moment.
Virgjeresha
Ndikimi i Mërkurit, nuk do ju lejojë që të dialogoni në mënyrën që ju dëshironi. Megjithatë duhet të mësoni që të matni fjalët dhe gjykimet. Për ata që janë vetëm, nuk parashikohen angazhime serioze, ndaj argëtohuni. Në punë, nëse jeni në kërkim të bashkëpunimeve të reja, Mërkuri është shumë i favorshëm.
Peshorja
Njerëzit që ju thonë se konfliktet kurrë nuk sjellin kënaqësi janë njerëzit që nuk e kuptojnë artin e negociatave dhe debatit. Nuk ka nevojë të frikësoheni kur njerëzit nuk bien dakord me ju. Shikoni mosmarrëveshjet si mundësi edukimi.
Akrepi
Nëse përballeni me një konflikt emocional sot, mos lejoni që të jeni ju agresori. Energjia juaj është e përqendruar rreth kompromisit pozitiv tani, prandaj mbështetuni në më shumë metoda diplomatike në zgjidhjen e problemeve.
Shigjetari
Vështirësi në ambjentin familjar. Duhet të kujdeseni për një familjar që ka nevojë për ndihmë. Është e veshtirë ti përkushtohesh dikujt por ndihma dhe mbështetja tuaj është mjaft e rëndësishme për të.
Bricjapi
Planetet po ju njoftojnë për një rivalitet delikate midis miqve dhe dashurisë; me pak fjalë, ndjenjat sot janë të frikësuar. Edhe paraja mund të jetë një burim tensioni dhe shqetësimi. Do përballeni me disa shenja inkurajuese në orët e vona të pasdites, me kalimin e Hënës në Akrep.
Ujori
Sado zbavitëse mund të jetë të bërit thashetheme për dikë në punë, kujtoni se edhe ata janë njerëz dhe kanë ndjenja. Mos flisni për të tjerët gjëra që nuk do të donit që të thonin për ju. Nuk mund të jeni plotësisht të sigurt për arsyet e tjerëve, ndaj mos gjykoni.
Peshqit
Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve sidomos sa i takon sferës profesionale. Po ashtu duhet të tregoheni më të kuptueshëm në dashuri, me synimin e çuarjes përpara të projekteve të rëndësishme.