TIRANË- Vendimi i parë i qeverisë “Rama 3”, do të jetë caktimi i një ndihme të posaçme për fëmjët e bluzave të bardham të rënë në krye të detyrës gjatë pandemisë së COVID-19. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, në një ditë domethënëse, siç është ajo e ditës ndërkombëtare të infermierëve. Në një organizim të zhvilluar te Amfiteatri i Liqenit, Rama tha se shteti do të kujdeset në mënyrë të posaçme për këta fëmijë deri kur të mbushin moshën 18-vjeç.
“Kemi qenë të tunduar për të bërë nderimet përkatëse, por në fund kemi mbetur të mendimit që nderimet duhen bërë në fund të kësaj lufte dhe prandaj jam shumë mirënjohës urdhrit të Infermierëve për këtë mundësi që na jep që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje ato që nuk janë më mes jush dhe njëkohësisht ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’ju përcjell juve shprehjen më të sinqertë të respektit dhe mirënjohjes, sepse ju e dini që cilido prej jush. Një falenderim shumë të madh për të gjithë ju dhe kolegët që nuk janë këtu sot me ne për shkak të detyrës. Nga ana tjetër, duke parë fotografitë e kolegëve dhe kolegeve që humbën jetën në këtë përpjekje që më duket vendi i duhur për ta përsëritur një angazhim që e kam marrë që përpara ditës së zgjedhjeve që vendimin e parë të qeverisë së re ne do ia kushtojmë atyre që quajmë me plot gojës, fëmijë të Republikës, vajzat dhe djemtë e të gjithë njerëzve që i kanë shërbyer qytetarëve dhe shtetit dhe kanë rënë në krye të detyrës dhe sigurisht që fëmijët e të rënëve në krye të detyrës mes bluzave të bardha nuk do jenë vetëm pasi me këtë ligj të ri ne do të miratojmë, për ta deri në ditën e daljes së tyre të pavarur në jetë do të kujdeset shteti në mënyrë të posaçme”, tha Rama.